Plazhi “Pasqyrat” ndodhet në kilometrin e 7-të të rrugës Sarandë – Butrint dhe 2 km duke përshkuar rrugën përmes fshatit Manastir dhe me makinë të vogël deri të plazhi, për rreth 10- 15 minuta. Mund të shkosh edhe me mjete lundruese. Me skaf nga Saranda deri tek plazhi shkohet për 15 minuta, kurse me anije për 20-25 minuta. ..Është një ndër plazhet më të preferuara për këdo që zgjedh Sarandën si destinacion të pushimeve verore. Ky plazh ndodhet në një gji ku fenomeni natyror i reflektimit të diellit mbi ujin e pastër dhe shkëmbinjtë e bardhë, krijojnë efektin magjik të një pasqyre. Ngjyra spektakolare e detit e kombinuar me harmoninë e nuancave blu të qiellit, e bën këtë plazh të veçantë për nga bukuria dhe pastërtia. Nga lartësia e qendrës së banuar duken me sy të lire dhe gurët në fund të detit. Kaq I pastër ështe uji I detit sa fundi I tij duket dhe ne 30 m thellesi.
Leave a Reply