Hyni

Plazhi i pulëbardhave është një ndër plazhet unike të rivierës midis Sarandës dhe Ksamilit. Shtrihet në një gji të bukur rrëzë një kodre. Ai është një plazh ekzotik, me ujëra të kthjellëta, shumë i preferuar kryesisht nga të rinjtë e pushues që priren ta eksplorojnë. I rrethuar nga peizazhe mahnitëse dhe shkëmbinj të lartë, “Pulëbardha” është një destinacion i lakmuar për të gjithë ata që duan të kenë një ditë të veçantë në ditarin e tyre veror. E ka mare kete emer nga vendqendrimi I vazhdueshem I pulbardhave ne faqet e shkembinjeve qe qëndrojnë si në shtëpinë e tyre .
Tek ky plazh shkohet me det dhe tokë. Me skaf nga Saranda shkohet për 15 minuta kurse me anije për 30 minuta. Nga toka kalonet nga rruga që gjëndet mbi plazhin e Hartës dhe për 5 -10 minuta gjëndesh tek plazhi I Pulëbardhave.

Vendndodhja

Shto koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shërbimi
Value for Money
Vendndodhja
Pastërtia