Rreth 300- 400 m nga gjiri I Kakomesë, gjëndet plazhi fantastik i Krrorëzë, një nga plazhet më të bukur dhe më të frenkuentuar që ka Saranda. Aty shkohet vetëm me mjete lundruese. Distanca nga Saranda deri në Krrorëz nga skafet përshkohet për 25 – 30 minuta, kurse me anije turistike për 60 -75 minuta. Krrorëza quhet “Rrëra e mbetur” pasi gjatë dimrit ajo deperton në det, kurse gjatë stinës së nxehtë ajo shkon përsëri në vëndin ku ishte, një fenomen që realizohet nga deti I ndihmuar dhe nga konfiguracioni I relievit. Prandaj dhe rëra e plazhit është e pastër, me shumë ndriçim, e imët në sipërfaqen më të madhe dhe shumë e nxëhtë, që krijon kushte ideale pë një plazh të shëndetshem dhe relaksues. Pothuajse është I virgjër me përjashtim të një ndërtese dykatshe. Plazhi i Krorëzës është një nga xhevahirët e tjerë të Rivierës shqiptare, një plazh me të cilin mund të bieni “në dashuri me shikim të parë” sapo ta vizitoni dhe ta shijoni përsëri. Mbi plazh në një vend të ngritur gjëndet një manastir me të njëjtin emër, Manastiri I Krrorëzës. Ai është një ndërtesë e rënuar pjesërisht kuruhen akoma pikturat murale në faqet e godinës. Nga 6 mjedise që gjënden sot vetëm njëra është me çati, prej guri. Pamja që të shpaloset përpara teje nga manastiri është fantastike. Aty shkohet nëpërmjet një rruge këmbësore, për 10-15 minuta, po kështu dhe nga Kakomeja mund të shkosh po nëpërmjet nj࡙ rruge këmbësore. Shpesh grupe të ndryshëm turistësh të huaj dhe vendas bëjnë Haiking në këtë zone. Një tjetër mrekulli e plazhit të krorëzës është uji I pastër, I kristaltë, me një ngjyrë të kaltër tepër magjepës
Leave a Reply