Hyni

Është nje plazh shume I frenkuetuar, per nga mundesite qe te ofron per te kaluar momente shume te bukura. Distanca nga Saranda deri ne fshatin Lukove eshte rreth 20 km dhe përshkohet për 30 minuta dhe pastaj përshkon dhe nje rruge tjeter te gjate rreth 5 km qe te duhen rreth 10 minuta qe te shkosh ne plazhin e Lukoves. Rruget jane te mira dhe nuk ka problem per makinat. Me det kur shkon me skaf, distanca nga Saranda deri ne plazhin e Lukoves pershkohet per 40 minuta, kurse me anije per rreth 1. 5 ore. Gjatësia e plazhit është rreth 700 m me një gjërësi qe leviz nga 10 ne 15 m. Në krahun e majte te plazhit gjënden rreth 5 plazhe me gjire te vegjel midis shkëmbenjëve që janë shumë të bukur, nga 5 m deri ne 50 m gjatesi plazhi siç është ai  që quhet Rëra e Madhe.  Në drejtim të Bunecit është plazhi I Lumrave, I krijuar nga prurjet e disa prenjëve që zbresin nga Lukova në drejtim të detit. Në Lumra gjëndet dhe një kamping shumë interesant. Ky plazh përbëhet nga disa gjire që lidhen me njëri tjetrin dhe janë shume ekzotike, pasi kanë një gjelbërim të hazdisur dhe të krijohet një ndjesi që kërkon të shkoshë përsëri. Janë afërsisht 10 plazhe që vazhdojnë deri në plazhin e Lapardhasë në krah tëtë Bunecit me gjatësi rreth 1km plazh Plazhin e Lapardhasësë e ndan nga Buneci Hidrocentrali që është ndërtuar vitet e fundit. Në këtë plazh gjëndet një mjedis mjaft I gjelbëruar ku dikur e quanin “Blloku I Udheheqjes”, pasi aty rriteshin pemë frutore që p࡙rdoreshin për ushëheqjen komuniste tëtë kohës. Ky plazh është I gjatë rreth 100 mëme një rërë shumëmë të mire. Në këtë plazh shkon dhe nga plazhi I  Bunecit me makinë, pë rreth 10 minuta. Rruga është shumë e amortizuar dhe të krijon vështirësi në lëvizje.

Vendndodhja

Shto koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shërbimi
Value for Money
Vendndodhja
Pastërtia