Ndodhet në Bregdetin e Jonit, në perëndim të fshatit Nivicë- Bubar, midis Kepit Qefalit dhe Krorzës. Përfaqëson një gji të vogël detar, por mjaft piktoresk.
Eshtë një gji I bukur , I futur rreth 800 m ne brëndësi të tokës dhe ka një gjërësi që I kalon 300 – 400 m. Këtu gjëndet një plazh I virgjër zallor disa qindar metra. Shpati malor në jug është i veshur me bimësi natyrore të ruajtur mirë, ndërsa ai verior është shkëmbor, i zhveshur nga drurët, por ka vetëm shkurre bezge (cfakë). Në këtë anë ka falëzë të pakalueshme deri në plazhin e Krorzës, në të cilin është një kishë me të njëjtin emër. Në plazhin e Kakomes mund të shkosh me mjete lundrimi si skafe ose anije turistike dhe me rrugë automobilistike. Me skafe dinstanca nga Saranda në Kakome përshkohet afërsisht pë֝r rreth 25 minuta, kurse me anije turistike 40 minuta. Vizitohet, duke ndjekur degëzimin e rrugës kombëtare Borsh-Sarandë, nga fshati Nivicë-Bubar-Gjiri i Kakomesë.
Nga Saranda në Kakome distanca përshkohet me automjete për afërsisht 15 – 20 minuta. Rruga nga rruga kryesore është e mire e asfaltuar, rreth 5 minuta , kurse deri në plazh është shumë e amortizuar dhe mund të shkosh ose me këmbë ose me Foristrad. Emrin e marë nga greqishtja që do të thotë “Kohë e keqe”, pasi në të dy anët e gjirit kur futesh me kohë të keqe, krijohen rryma të forta ujore dhe erëra të cilat krijojnë problem për anijet. Në këtë anë ka falëzë të pakalueshme deri në plazhin e Krorzës, në të cilin është një kishë me të njëjtin emër. Në lindje të gjirit të Kakomesë janë dy manastire. Manastiri i Kakomesë ose Manastiri I Shën Mërisë ndodhet në perëndim të malit Shënddëlli me pamje nga deti Jon në një distancë 5 km nga bregu i detit dhe 3km nga fshati Nivicë Bubar dhe rreth 8 Km nga qyteti I Sanrandës. Manastiri ka qen i ndërtuar pranë detit në fillim të grykës së Kakomesë , aty ku sot ndodhen rrënojat e kishës së Shën Nikollës. Në vitin 1672 pas sulmeve pirate u transferua ne vendodhjen e sotme në një pozicion më të sigurt. Manastiri është ndërtuar në shekullin e 13-të mbi rrënojat e një tempulli të lashtë. Pjesa kryesore e manastirit është një kishë e vogël me kube në formë kryqi me katër kollona me një nga një qoshe në cdo njërën nga të tri anët , dhe me katër kollona të brendëshme mbi të cilat ngrihet kubeja tetëplanëshe e ndricuar nga katër dritare të vogla. Por relikja më erëndësishme që ka pas disponuar manastiri ka qenë Ungjilli I Kakomesë. Sipas historianit Evangjelidhis me origjinë greke Ungjilli është shkrua me dorë në pergamen dhe është lidhur në vitin 1562 prej vllezërve Zoto dhe Gjino nga fshati Nivicë. Ungjilli është shkruar në gjuhën Bizantine me shkronja karakteristike , me një kapak druri të skalitur , i veshur në ar dhe argjend ku janë pikturuar ikonat e Evangjelistëve. Në faqen e parë është pikturuar ikona e Shën Nikollës dhe rreth tij shkrimi ku përmendet emir I vëllezërve që kanë punuar për librin.
Sot gjëndet në biliotekën Kombëtare të Greqisë në seksionin e dorëshkrimeve në Athinë.
Leave a Reply