Quhet kështu për mundësinë që të krijon pasi kur futesh në këtë gji ndalon era që të ka shoqëruar më përpara, duke të ofruar një vend të sigurt për strehim. Ky gji gjëndet në veri të gjirit të Kasolles. Në ketë gji mund të shkosh me mjete lundrimi ose edhe nëpërmjet rrugës automobilistike. Me skaf kjo distance përshkohet për 15 minuta, kurse me anije rreth 25 – 30 minuta. Nëpërmjet rrugës mund të shkosh me Fuaristrad, pasi për makina të vogla rruga nuk ështe shumë e përshtatshme. Këtu gjënden dy gjire njëri më I madh që quhet Rrojdheja e madhe dhe një gji më i vogël që quhet Rrojdhea e vogël. Më I frekuentushëm pë plazh është Rrojdhea e madhe , pasi ka një sipërfaqe më të madhe. Këtu mungon rëra dhe ka pllaka ku mund të shfrytëzohen për plazh. Interesante është se temperatuara e ujit të detit në tëjtë dhe të djathtë të gjirit nuk është njësoj. Në anën e majtë të gjirit uji është I pastër , I kthjellët dhe I ngrohtë, kurse në anën e djathtë uji është shumë I pastër, I kthjellët, por më I ftohtë. Kjo spjegohet me faktin se në këtë krahë buron nën ujin e detit ujë I ëmbël që vjen nga ujërat nëntokësore të malit në të cilin është zhvilluar fenomeni I kasrtit, pasi përbërja e formacioneve gjeologjike është gëlqerorë. Është një plazh I virgjër dhe mund të pushojnë rreth 15 – 20 veta.
Leave a Reply