Eshtë një nga plazhet më të bukur që ka Saranda. Me skaf shkohet për 30 minuta, kurse me anije për 60 minuta. Tek ky plazh mund të shkohet dhe me makinë nga Ksamili për 10 minuta, kurse nga Saranda për 30 minuta. Rruga është e paasfaltuar, por që mund të shkosh pa problem dhe me makina të vogla. Plazhi është I shtrirë në dy gjire shumë të bukur, me ujë të pastër dhe të kthjellët. Aty ka vënde të mjaftueshëm për parkimin e makinave.Pamja që të ofron ky plazh është mjaft piktoreske, me kombinimin e shkëlqyer të dy ngjyrave të blujt nga deti dhe t՝ jeshiles nga gjelbërimi I shumtë që mbulon sipërfaqen e kodrës që gjëndet mbi plazh. Vitet e fundit ka qënë njëjë nga plazhet më të frekuentuara të plazheve që ka Saranda.
Leave a Reply